Moti sot me diell e vranësira, maksimalja deri në 26 gradë

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8°C dhe 11°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 23°C deri në 26°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

E diel (26.07.2026)

Parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 12°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 25°C dhe 31°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

Gjatë fundjavës, kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.

Temperaturat e mëngjesit, me vlera minimale nga 8°C deri në 12°C, do të krijojnë ndjesi të freskët termike, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale nga 23°C deri në 31°C do të ofrojnë kushte komode deri mesatarisht të ngrohta.

Në zonat më të ulëta, veçanërisht të dielën, rritja e temperaturave deri në 30–31°C mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë termike gjatë orëve të mesditës, sidomos te personat e ndjeshëm, të moshuarit dhe ata me probleme kardiovaskulare.

Era e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore do të ndikojë pozitivisht në freskimin e ajrit dhe përmirësimin e ndjesisë termike.

Rekomandohet hidratim i mjaftueshëm dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU