Katër persona kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të kalimit të paautorizuar të vijës kufitare gjatë 24 korrikut 2026, në Dobërçan dhe Hani të Elezit, ku janë përfshirë katër persona.

Sipas Policisë, në rrugën Stublinë në Dobërçan, rreth orës 10:10, është ndaluar një veturë me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të dyja shtetase të Serbisë, kishin hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore, jashtë pikës kufitare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ato janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.

Ndërkaq, në Hani të Elezit janë evidentuar edhe dy raste të ndara. Rreth orës 16:30 është ndaluar një e mitur, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila dyshohet se kishte hyrë në këmbë në Kosovë nga fshati Bllacë, jashtë vendkalimit kufitar.

Vetëm 15 minuta më vonë, rreth orës 16:45, policia ndaloi edhe një të mitur tjetër, shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili po ashtu kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës nga i njëjti drejtim. Në konsultim me prokurorin, ai u lirua në procedurë të rregullt.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU