Deliu: Të hënën do të paraqitem në Prokurori për ta denoncuar një profil, koha që drejtësia të veprojë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se të hënën do të paraqitet në prokurori për ta denoncuar një profil në Facebook.

Deliu në një postim në Facebook shkruan se askush nuk duhet të jetojë nën frikën e kërcënimeve, shantazhit dhe gjuhës së urrejtjes.

Lexoni të plotë postimin:

Të hënën në mëngjes do të paraqitem në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të ofruar çdo informacion që kam në dispozicion.

Pas informatës se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, kam kontaktuar menjëherë këtë institucion për të marrë informata shtesë. Sipas informatave që kam marrë, tashmë është caktuar prokurorja që po e trajton çështjen.

I ftoj të gjithë qytetarët që janë shantazhuar, kërcënuar, fyer apo kanë pësuar pasoja nga veprimtaria e këtij profili, të mos heshtin. Çdo dëshmi dhe çdo denoncim ka rëndësi për zbardhjen e plotë të rastit.

Për kontakt me Prokurorinë Speciale mund të telefononi në numrin 044 666 492 dhe të kërkoni të lidheni me prokuroren që po merret me rastin.

Askush nuk duhet të jetojë nën frikën e kërcënimeve, shantazhit dhe gjuhës së urrejtjes. Besoj se është koha që drejtësia të veprojë dhe secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU