Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përgatitet të marrë 30,000 trupa të tjera nga Koreja e Veriut, si dhe lëshues të rinj për raketa balistike.
“Rusia dëshiron të marrë 30,000 trupa të tjera nga Koreja e Veriut. Që nga qershori, në rajonin Voronezh të Rusisë kanë filluar përgatitjet për t’i marrë ato. Koreja e Veriut po përgatitet gjithashtu të transferojë lëshues shtesë për raketa balistike në Rusi”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Zelensky vuri në dukje se Rusia po ndihmon Korenë e Veriut të mësojë se si të zhvillojë luftë dhe të përmirësojë armët e saj.
Kjo përbën një kërcënim për “të gjithë në Azi që janë brenda rrezes së raketave të Koresë së Veriut”.
“Ne po përgatitemi ta kundërshtojmë këtë”, shtoi ai.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu përsëri se Rusia po përgatitet të zgjerojë mobilizimin këtë vjeshtë.

Sipas presidentit ukrainas, Putini thjesht po përgatitet të dërgojë më shumë rusë në luftë. Ai e maskon këtë me fjalë dhe sinjale të ndryshme, por ai po përgatitet.
“Është e rëndësishme që ne, së bashku me partnerët tanë, të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi Rusinë për të siguruar që mendimet për t’i dhënë fund këtij agresioni të mbizotërojnë – mendimet për paqe, jo mobilizimi shtesë rus”, shtoi ai. /Telegrafi/