Agim Ademi uron KFF Mitrovicën për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar KFF Mitrovicën për suksesin e arritur në garat evropiane, pas kualifikimit në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League.

“Urime KFF Mitrovica për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Champions League! 🎉 Një tjetër arritje e madhe për futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

KFF Mitrovica siguroi kalimin tutje pas triumfit në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë, duke e mposhtur kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultat 2:0.

Sipas Ademit, ky sukses është rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, të cilat po dëshmojnë se futbolli i femrave në Kosovë po zhvillohet me hapa të sigurt dhe po arrin rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i FFK-së ka përgëzuar futbollistet, trajnerin Shpëtim Idrizi, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës për këtë sukses.

“Urime kampioneve tona dhe shumë suksese në sfidat e radhës. KFF Mitrovica po e përfaqëson denjësisht futbollin e Kosovës në arenën evropiane”, ka përfunduar Agim Ademi./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU