Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Ajo ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me një pamje elegante dhe tejet të kuruar.
Egli duket në formë të shkëlqyer, ndërsa stili i saj dhe kujdesi për paraqitjen nuk kanë kaluar pa u komentuar nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar me komplimente të shumta.
Me postimet e saj, këngëtarja vazhdon të jetë një nga emrat që tërheq vëmendje jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj plot stil.






