Përparim Rama takon bizneset sot

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) organizon sot (e martë) një bashkëbisedim ndërmjet bizneseve anëtare dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me fokus diskutimin e çështjeve që prekin komunitetin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Takimi do të mbahet në Sallën e Konferencave të KosovaPress, ku do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë kërkesat, sfidat dhe propozimet e tyre drejtpërdrejt para kryetarit Rama.

Klima e të bërit biznes, infrastruktura, shërbimet komunale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit privat pritet të jenë tema të diskutimit.

Takimi që do të nisë me fillim nga ora 9:00, do të hapet me fjalët e organizatorit dhe Ramës, për tu pasuar më pas nga diskutimi i hapur.
/Kosovapress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU