Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në zonën e Lubotenit, në Parkun Nacional, nga një qytetar që ishte duke mbledhur boronica, të hënën.
Policia e Kosovës njofton se pas raportimit, njësitë policore siguruan vendin e ngjarjes deri në ardhjen e ekipit për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Mjeti i dyshuar u tërhoq pa incidente.





