Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve hetimore, pasi dyshohet se në prill të vitit 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare. Sipas dyshimeve, si pasojë e këtyre veprimeve janë vrarë 23 civilë shqiptarë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar





