​Irani ekzekuton dy persona për vrasjen e policëve gjatë protestave të janarit

Irani ka ekzekutuar të martën dy burra të dënuar për vrasjen e katër policëve gjatë protestave të janarit, raportuan mediat shtetërore, sipas Associated Press, transmeton KosovaPress.

Sipas një raportimi të Mizanonline.ir, që është i lidhur me sistemin gjyqësor të vendit, dy të ekzekutuarit janë identifikuar si Abolfazl Sepahi Badjani dhe Amir Hossein Safari Hosseinabadi. Ata ishin dënuar gjithashtu për djegien e një stacioni policor dhe dëmtimin e pronës publike në qytetin qendror të Isfahanit, rreth 400 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Dy burrat janë të fundit që janë ekzekutuar nga dhjetëra mijëra persona të arrestuar gjatë shtypjes së protestave mbarëkombëtare në janar. Grupet për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se edhe persona të tjerë mund të përballen me dënime me vdekje.

Protestat, të cilat nisën në fund të dhjetorit dhe vazhduan gjatë janarit, u përballën me një shtypje të ashpër nga forcat e sigurisë.

Në fillim të korrikut, Irani ekzekutoi edhe dy persona të tjerë në lidhje me të njëjtin rast.

Sipas autoriteteve iraniane, numri i viktimave gjatë protestave ka kaluar 3 mijë, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut e vlerësojnë numrin e të vrarëve në mbi 7 mijë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU