Nga 1 nëntori, asnjë shtetas i Rusisë apo Kinës nuk mund të hyjë në Malin e Zi, pa e siguruar vizën.
Është ministria e punëve të jashtme të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor, që ka konfirmuar se Qeveria e miratoi Rregulloren për Ndryshimet në Rregulloren për Regjimin e Vizave, sipas dispozitave të së cilës, qytetarët e vendeve që kanë krijuar mospërputhje midis regjimit të vizave të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Mal të Zi që nga 1 nëntori 2026.
Në këtë grup shtetesh hyjnë edhe Bjellorusia, Arabia Saudite dhe Turqia.
Kësisoj, Mali i Zi ka përmbushur një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të Negociatave – Drejtësia, Liria dhe Siguria, si dhe një nga angazhimet kryesore nga Agjenda e Reformave. Kjo konfirmon angazhimin e vendit tonë ndaj integrimit evropian dhe krijon kushtet për tërheqjen e rreth katër milionë eurove sipas Planit Evropian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Veçse qytetarët e vendeve që kërkojnë vizë malazeze nuk kanë më nevojë të dorëzojnë aplikimin e tyre ekskluzivisht në misionet diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi, por këtë mund ta bëjnë falë shërbimit të vizave, VFS Global.





