No menu items!

Brabus dhe Fostla e transformuan Mercedes-AMG GT 63 S në një “predhë” me 800 kuaj/fuqi

Brabus dhe Fostla kanë bashkuar forcat për të krijuar një Mercedes-AMG GT 63 S unik që mund të përputhet me performancën e super-veturave.

Filloi puna në një motor V0 4.0-litër me dy turbo, i cili iu nënshtrua një trajtimi të përmirësimit të performancës Brabus PowerXtra B40S-800, kështu që tani zhvillon 800 kuaj fuqi dhe 1.000 Nm çifte rrotulluese.

Kjo fuqi lejon që vetura të përshpejtojë nga 0 në 100 km / orë në 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 315 km / orë. Janë bërë shumë ndryshime vizuale, Brabus ka përgatitur një parakolp të ri, shenja unike dhe një pamje më e ‘egër’ prapa.

Fostla e ka bërë GT 63 S të spikatur edhe më shumë falë fletës së gjelbër Badnalnds, stolisjes prej bakri dhe detajeve në rrota, bulonave qendrore, frenave, spoilerit të pasëm dhe grilës së përparme. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.