No menu items!

E ëma në koma, thirrja e vogëlushit: O mam çohu, kam ardhur për të parë

Alteo është vetëm 6 vjeç. Ka ardhur në spital për të parë mamin. Sapo e sheh, në fytyrën e tij gjen buzëqeshjen. Alteo nis t’i flasë nënës, ndërsa e prek me duar.

 “O ma, çohu prej gjumit, shikoje se kam ardhur me të pa”

Por nëna nuk i kthen përgjigje të birit. Qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit, e palëvizur. Në fytyrën e saj nuk gjen shprehi. Kjo nënë nuk mundet të flasë.

“Valbona, Valbona, çohu se ka ardh fëmija me të parë”-thotë i shoqi, Xhaviti.

Valbona sërish nuk reagon. E vërteta e hidhur është se ajo ndodhet në koma. Por Alteo vogël nuk e kupton se çfarë ndodh… si mundet t’ja shpjegosh një fëmije 6 vjeçar se e ëma ndodhet në koma? Alteo vijon ta thërrasë nënën e kur e sheh, të thyhet zemra.

“Mami, çohu shpejt… o mam, çoje prej gjumit se kam ardhur me të pa… mami, çohu! Mami çohu tash”-thotë vogëlushi. /abcnews.al/ 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.