No menu items!

Jep dorëheqje deputetja që u kap duke shpenzuar 2 mijë euro në muaj për të brendshme mëndafshi

Deputetja e partisë franceze në pushtet, e cila shpenzonte mbi 2 mijë euro në muaj për rroba dhe të brendshme prej mëndafshi nga xhepi i taksapaguesve francezë ka dhënë dorëheqje.

Bëhet fjalë për Coral Deboust, deputeten dhe nënkryetaren e partisë në pushtet “LREM” të presidentit Emanuel Macron.

Pas kontrollit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coral Deboust shpenzonte më shumë se 2 mijë euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para këto nga taksapaguesit francezë.

39-vjeçarja Debust, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez , u zgjodh deputete në Montpellier në vitin 2017.

Një vit më parë, emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj romantike me ministrin e Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran përfundoi.

Sipas një analize të shpenzimeve të saj të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Corali bënte blerjet e të brendshmeve deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet që shkonin deri në 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete dhe të cilat kanë të bëjnë me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro , rreth 7,200 euro në muaj.

I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.