No menu items!

Alfa Romeo GTS është një rival imagjinar i BMW M2

Bota e veturave do të ishte një vend shumë më i mirë nëse prodhuesit si Mercedes, Audi dhe Alfa Romeo do t’i ofronin rivalë të drejtpërdrejtë BMW M2.

Nuk ka asgjë nga kjo, por kjo nuk e ka ndaluar projektuesin Guilherme Araui të lëshojë imagjinatën e tij dhe të tregojë se si ai e imagjinon rivalin e BMW M2, pra Alfa Romeon.

Araujo e quajti makinën GTS dhe zgjodhi një dizajn retro që e bën modelin e imagjinuar të duket ndryshe nga të gjitha modelet ekzistuese Alfa, por është ende e qartë se është një model me karakteristika të njohura të prodhuesit italian.

Projektuesi parashikoi një sërë dritash të thjeshtë të rrumbullakët me drita LED të rrumbullakëta. Ekziston edhe grila e famshme e radiatorit Alfa.

Linjat mahnitëse të veturës vazhdojnë mbi harqet e rrotave të përparme dhe kapakun i cili ka një hapje të madhe ventilimi me qëllim të aerodinamikës dhe ftohjes.

Profili GTS është po aq i bukur sa pjesa e përparme. Linja e shpatullave është e theksuar dhe shtrihet nga fenerët në dritat e pasme, dhe në vend të pasqyrave anësore ka kamera.

Araujo nuk mendoi për motorin, por nëse Alfa prodhonte një veturë të këtij modeli dhe instalonte një motor 2.9-litërsh V6 binjakë nga Giulia Quadrifoglio, GTS do të ishte një nga veturat më të mira sportive në treg. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.