No menu items!

60 mijë britanikë të varur nga pornografia, shumica prej tyre janë burra

Numri i britanikëve të varur nga pornografia është rritur me 60 mijë, kjo është gati dyfishi i totalit të vitit të kaluar prej pak më shumë se 30 mijë.

Shifrat e reja të zbuluara nga grupi i Trajtimit të Varësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAT) tregojnë se shumica e atyre që kërkonin përmbajtje të tillë në internet, ishin burra.

Ky grup zbuloi se tash e disa ditë po marrin më shumë telefonata nga njerëz me varësi pornografie sesa nga ata që janë të varur nga alkooli ose droga, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Të famshëm, duke përfshirë aktoren Jada Pinkett Smith dhe yjet e popit Ëill Young dhe Billie Eilish, kanë raportuar më parë probleme me varësinë ndaj pornografisë.

Nuno Albuquerque, konsulenti drejtues i trajtimit të varësisë nga pornografia në UKAT, tha se rritja e thirrjeve për ndihmë mund të jetë edhe pasojë e pandemisë, COVID-19.

” Ishte një kohë e vështirë për intimitetin mes njerëzish. Kështu ndodh kur rritet shikueshmëria e pornografisë dhe rezulton në thirrjet për ndihmë”, u shpreh ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.