No menu items!

Dëshironi ta keni gjithnjë “xhepin” plot? 4 këshilla si të bëhesh milioner në Shqipëri

Këshilla në fakt është standarte jo vetëm për Shqipërinë, por për këdo që ka ëndërr të bëhet milioner, këshilla vlen për kohë normale, por edhe për kriza si kjo që po kalojmë.

Mos merr borxh

Gjëja e parë që duhet të kesh parasysh është të qëndrosh larg borxheve. Nuk duhet të ndjekësh shembullin e disa milionerëve shqiptarë që kanë miliarda borxhe nëpër banka dhe individë të tjerë. Borxhi të duket i ëmbëll në fillim, por fundin e ka të hidhur.

Kursim, kursim, kursim

Milionat nuk bëhen duke kursyer miliona, por duke kursyer qindarka. Gjithmonë ka hapësirë për të kursyer. Nëse ke ngrënë deri dje dy kafshata bukë, mjaftohu me një kafshatë. Nëse ke pirë një gotë ujë, mendo se të mjafton edhe gjysëm gote me ujë.

Mos harro këshillën se uria të bën shumë mirë për shëndetin, sepse trupi ushqehet me qelizat e tepërta dhe nuk ke pse shpenzon për mjekë apo për palestër. Një paralajmërim nëse nuk ha ushqimin si ilaç atëherë do të hash ilaçin si ushqim.

Hiq dorë nga shpenzimet e tepërta

Nëse deri dje ke përdorur autobuzin, ec në këmbë. 400 lekë vajtje, dhe 400 lekë ardhje bëjnë 800 lekë në ditë, 292 mijë lekë në vit dhe 3 milionë lekë në 10 vjet. Vetëm nga një biletë autobuzi! Po sikur të kursesh te dritat, te uji, te gazi, te nafta atëherë milionat do të ndjekin nga pas. Dhe milionat do të “pjellin” miliona.

Mendo si milioner, por mos u shfaq si i tillë

Mos e hiq nga mendja idenë se do të bëhesh milioner, por mos u shfaq si i tillë. Njerëzit janë ziliqarë të lindur. Askush nuk do që të të shoh më mirë se vetja. Për shembull, hiqu sikur nuk ke të ardhura, sikur mezi ja del, sikur mbledh kanaçe, apo sikur jeton në azil të pleqve.

Ja kështu bëhesh milionerë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.