No menu items!

KDI thotë se MSh-ja blen paracetamol shumëfish më të shtrenjtë sesa që shitet në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh), përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1 gram për injeksion me çmimin prej 3.80 cent për njësi.

Ky produkt në barnatoret e Kosovës shitet një çmim rreth 1.00 euro për njësi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilët thonë se MSh-ja ka paguar rreth 280 për qind më shtrenjtë për produktin paracetamol.

“KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

KDI tutje i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie MSh-në për shpenzimet siç thuhet enorme, të bëra përmes kontratës me UNOPS-in për blerjet e produkteve medicinale.

“Po ashtu, kërkojmë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.