No menu items!

Duhet ta bëni patjetër, ju duhet vetëm një qese, 4 hapat për të bërë “xixë” kokën e dushit

Pas një ditë të lodhshme në punë, ngecjes në trafik ose dhe më keq pasi keni kaluar disa minuta të mira në autobus, gjëja e vetme që mezi prisni të bëni është një dush me ujë të ftohtë në shtëpi. Por, sa prej jush kujtohen të pastrojnë kokën e dushit pasi kanë bërë banjo?!

Nuk është nevoja të përgjigjeni pasi e dimë që nuk e bëni, si rrjedhojë koka e dushit bllokohet nga papastërite që mund të mbledhë, krijon shtresa ndryshku dhe smërçi etj, rrjedhimisht nxjerr më pak ujë dhe ju mund ta gjeni veten me kokë të shkumuar e pashplarë në mes të larjes.

Sot sjellim për ju mënyrën më të shpejtë dhe efektive të pastrimit dhe dezinfektimit të kokës së dushit. Ju nevojiten: uthull e bardhë rrushi, një qese, një llastik flokësh dhe furçë ose sfungjer i trashë.

Shtoni uthullën e bardhë në qesen plastike dhe fusni kokën e dushit brenda.

Lidheni me llastikun e flokëve që të rrijë e fiksuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.‏

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.