Në shtator, indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3% në raport me shtatorin 2020.
Këto ishin ritmet më të larta të rritjes që nga janari 2012, raportoi INSTAT. Pas një qetësie gati 10-vjeçare, çmimet e drithërave nisën rritjen e dukshme gjatë vitit 2020, të nxitura nga një kërkesë jo e zakontë në të gjithë botën nga frika e bllokimeve në lëvizje. Me heqjen e kufizimeve, çmimet patën një periudhë stabël gjatë verës 2021, por nisën rritjen e shpejtë për shkak se korrjet nuk ishin të mbara prej efekteve të ndryshimeve klimatike.
Një ton grurë në tregjet ndërkombëtare kushtoi në fundjavë 740 dollarë, me një rritje vjetore 26%. Industrialistët e miellit në vend pohuan se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po reflektohet në mënyrë graduale.
- Që nga fillimi i vitit disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë në disa raste buka që shitej 80 lekë tani shitet 90 lekë dhe ajo shitej 90 lekë shitet me 100 lekë, me një shtrenjtim rreth 15%.