No menu items!

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot e 24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi. Ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së”.

Ai shtoi se guximi, zelli dhe dashuria e Krasniqit për atdheun e lirë janë vlera që duhet t’i synojë gjithsecili.

Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.