No menu items!

Infarkti akut po prek moshat e reja: 37-vjeçarit i vendoset stenta në Kardiologjinë Invazive në QKUK

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i vendosjes së një stente te një 37-vjeçar e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu.

Sejdiu ka shkruar se infarkti po atakon tashmë shumë moshat e reja në Kosovë dhe kjo po dëshmohet edhe nga rasti i këtij të riu, i cili është pranuar në këtë klinikë me si rasti i të riut, i cili është pranuar në këtë klinikë me #STEMI anterior.

Kardiologu ka treguar se pas pranimit të pacientit është realizuar #KAG dhe është bërë intervenimi me një #stentë me super rezultat final.

Përveç këtij rasti, Sejdiu ka shkruar edhe për kujdesin ndaj zemrës, kontrolleve të rregullta, duke mos lënë anash edhe përkrahjen që duhet ta kenë nga Ministria e Shëndetësisë, përmes politikave të saj.

“Kujdesi ndaj shëndetit të 🫀, duhet të kalojë në kulturë kolektive, sepse shëndeti i mirë i zemrës, është shëndet i mirë i të gjithë organizmit!

Jo çdo dhimbje e gjoksit është dhimbje e zemres, ama çdo dhimbje e gjoksit duhet trajtuar me kujdes maksimal nga profesionistet shëndetësor!”, ka shkruar Sejdiu.

 

 

/GazetaSinjali/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.