Sikurse në çdo fundvit, në prag të festave mërgimtarë të shumtë mësyhen drejt Kosovës, njësoj ata po veprojnë edhe këtë vit.
Raporto24, në bazë të burimeve të saj ka mësuar se qytetarë të shumtë po presin në kolona të gjata për të hyrë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdar.
Ata kanë bërë të ditur se këtë të shtunë kanë pritur me nga katër orë në këtë pikë kufitare.
E kjo pritje fatkeqësisht mund të zgjasë edhe më shumë në ditët në vijim, kur numri i atyre që pritet të vijnë në atdhe do të shtohet.
https://fb.watch/hCUCYC4uTN/?mibextid=RUbZ1f