Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundi një aksident ka ndodhur në Pejë në rrugën në rrugen “Zhujë Selmani” ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i