No menu items!

Murati jep njoftimin me rëndësi: Ata që kursyen rrymën këtë muaj, subvencionohen në janar

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit nëntor të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse.

Murati bëri të ditur se për nëntor janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

“⚡️ Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe 💰 për muajin nëntor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”

Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin.”, shkruan Murati.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.