No menu items!

Aktakuzë ndaj ish- deputetit Haxhi Shala për vjedhje të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Haxhi Shala, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti në të cilën kaloi pas ikjes nga NISMA Socialdemokrate.

“H. Sh., ish- deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  të pandehurve S. M., A. K., I. H., G. H., dhe D. G. që të gjithë zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së dhe të pandehurit P. P.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete Meliza Haradinaj – Stublla nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit Haxhi Shala ia kanë shtuar 3 vota.

Në njoftim thuhet se hetimet nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin se ish- deputetja Haradinaj – Stublla ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale.

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota. Hetimet arritën të dëshmojnë përfshirjen e kandidatit H. Sh në kryerjen e veprës penale, mirëpo nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar se M. H. S. ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Në mars të vitit 2021, pas akuzave për blerje të votave, Meliza Haradinaj – Stublla pati dhënë dorëheqje nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga të gjitha funksionet e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.