Kërkohet një i dyshuar për vjedhje 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”, shkruan Raporto24.

 

“Në rastin e raportuar ankuesi ka  deklaruar se një  personi  i panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e  tij, gjithsej  420 (katërqind e njëzet)  euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Policia tutje bën të ditur se lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për  identifikimin e personit të dyshuar.

 

“Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Polocia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU