No menu items!

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë  Rifat Brahimaj. Ky vendim sipas SHSKUK-së ka ardhur pas analizës së bërë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditë më parë në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka ndërruar jetë pas një operacioni të rrallë. Në lidhje me rastin drejtori Brahimaj kishte deklaruar se operacioni ishte kryer nga mjek jo kompetent.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.

Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.