No menu items!

Inteligjenca amerikane: Grupi rus Wagner prezent në Serbi, Ukrainë e Mali

Dokumente konfidenciale tregojnë se grupi ushtarak privat po zgjërohet në Evropë dhe Afrikë. Zyrtarët e lartë amerikanë po ndjekin gjithnjë e më shumë lëvizjet dhe përpjekjet e një grupi ushtarak privat rus, që po vepron jashtë Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të përdorë organizatën për të nisur operacionet e ndikimit të saj në Afrikë dhe Evropë.

Muajin e kaluar, administrata Biden, duke ulur nivelin e deklarimit në lidhje me këtë cështje të klasifikuar, tha se Rusia po mbështetet në grupin Wagner  në Ukrainë për të rekrutuar të burgosur dhe për të nisur ofensivën në qytetin e Bakhmut (Ukrainë).

Por zyrtarët amerikanë po mbledhin gjithashtu informacione nga inteligjenca në lidhje me aktivitetet e grupit në vende të tilla si Republika e Afrikës Qendrore, Mali dhe Serbia.

Duke u bazuar në kabllogramet e siguruara nga ‘Politico’, Rusia po përdorë Wagner in për të luftuar ndjenjat anti-Putin dhe për të mbrojtur interesat e Qeverisë.

Grupi Wagner , në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, vepron në dhjetëra vende dhe punon me Qeveritë në projekte ushtarake dhe politike. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur prej kohësh aktivitetet e grupit në të gjithë botën, veçanërisht në vende të tilla si Siria, ku janë vendosur trupat amerikane.

Por deklaratat e fundit nga zyrtarët amerikanë nënvizojnë shkallën në të cilën administrata është e shqetësuar për mbështetjen e Rusisë dhe aftësinë e Wagner  për të formësuar ngjarjet në vendet ku SHBA dhe aleatët e saj kanë marrëdhënie biznesi dhe diplomatike.

Kabllogramet tregojnë se si zyrtarët amerikanë po ndjekin lëvizjet dhe aktivitetet e Wagner -it në terren në Republikën e Afrikës Qëndrore dhe Serbi, dhe shkallën në të cilën grupi paraqet kërcënim për forcat dhe zyrtarët vendas.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.