No menu items!

U bën shkrumb e hi, pamje nga tri veturat që u dogjën sot në Prishtinë (VIDEO)

Në orët e para të së shtunës, Policia ka intervenuar në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku në rrugën “Stokholmi” u raportua për djegien e tri veturave. Akoma nuk dihen shkaktarët e zjarrit, por tashmë kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e rastit. Sinjali raportoi se njëra nga veturat që u dogj është pronë e bashkëpronares të televizionit First Channel, Antigona Kotorri.

Gaztea Sinjali ka siguruar pamje nga tri veturat e djegura, ky njëra prej tyre është bërë shkrumb e hi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Kotorri ka ngritur dyshimet te një person, i cili pretendon se mund t’ia ketë vënë flakën veturës së saj.

Ajo ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë që intervenuan, teksa zjarri është lokalizuar pas një periudhe të shkurtër nga zjarrfikësit.

Përveç tyre, kanë intervenuar edhe njësitë tjera, ndërsa eksperti i zjarrit ka dalë sot në vendin e ngjarjes, me ç’rast pritet të zbulohet shkaktari i zjarrit.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë deklaruar për Sinjalin se vetura u përfshi nga zjarri derisa ishte e parkuar para ndërtesës ndërsa flakët kishin përfshirë edhe dy vetura tjera të cilat janë djegur pjesërisht.

Të njëjtat burime thonë se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet Kotorri, e cila ka njoftuar shkurtimisht se me rastin tashmë po merret Policia.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.