No menu items!

Politikë Fajon arrin në Kosovë, pritet me lule nga Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka arritur sonte në Kosovë.

Ajo, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, është pritur nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Twitter thuhet se kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e Fajon si ministre e Jashtme.

Të dyja vendet janë të vendosura për të thelluar miqësinë e tyre tradicionale, gjithashtu  do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në cicërimën e MPJD-së.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar sot se Fajon dhe Gërvalla-Schwarz pritet të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, politikën e brendshme të Kosovës, si dhe situatën në rajon.

Pos takimit me Gërvallën, Fajon nesër do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.