Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar sot një aksion lidhur me rastin e koduar ‘’Peshorja’’, që është zhvilluar në fund të muajit dhjetor. Gjatë operacionit policor që u krye sot janë sekuestruar 18 kilogramë drogë dhe është arrestuar një person, teksa dy të tjerë ndodhen akoma në arrati.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi i arrestuar është Vehbi Krasniqi, kurse dy të dyshuarit tjerë janë Veton Krasniqi dhe Selman Selmani.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë kontrolli është realizuar në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë.
Në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
(18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
· (1) veturë me targa vendore.
· (1) telefon.
Personi i arrestuar tashmë është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://sinjali.com/sekuestrimi-i-18-kilograme-droge-ne-prishtine-sinjali-sjelle-emrat-e-tre-te-dyshuarve/