No menu items!

Do të diskutohet edhe për përgjegjësitë komanduese, ish-krerët e UÇK-së paraqiten fizikisht në Speciale

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur konferenca përgatitore për gjykim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ata të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Më herët, ata kryesisht paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm, raporton Gazeta Express.

Aty pritet të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars dhe kohëzgjatjen e fjalës së tyre hyrëse.

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për çështjet tjera procedurale dhe substanciale.

Gjykata speciale ka njoftuar paraprakisht se ndër tjerash, do të kërkohen edhe sqarime nga palët lidhur me procedurën e Zyrës së Prokurroit të Specializuar për nxjerrjen e provave dhe listën e dëshmitarëve që do të paraqiten në gjykim.

Një diskutim është paralajmëruar edhe për përgjegjësitë komanduese.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.