No menu items!

Dorëheqja e kryeministres së Zelandës së Re, Osmani: U shokova, s’mendoj që u largua për shkak të stresit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e shokuar pas dorëheqjes së papritur të kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern të enjten.

Për dorëheqjen e Ardern, Osmani u pyet në Itali, në një intervistë për gazetën milaneze Corriere della Sera.

Ju jeni ndër krerët më të rinj të shteteve në botë. Pothuajse në të njëjtën moshë me Jacinda Arden, kryeministren e Zelandës së Re, e cila dha dorëheqje për shkak të stresit të tepërt dhe e goditur nga brishtësia e saj femërore…”, i tha Osmanit gazetarja italiane në intervistë.

“Për shkak të miqësisë sime me të, kur lexova vendimin e saj, sinqerisht u shokova”, tha Osmani.

Por nuk mendoj se është larguar për shkak të stresit apo shumë roleve publike dhe private. Ju siguroj se puna e një burri në politikë është po aq stresuese sa e një gruaje”, tha presidnetja.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.