No menu items!

A do ta prezantojë edicionin e dytë të “BBVK”, përgjigjet Jonida

“Big Brother Vip Kosova” e mbylli edicionin e parë me sukses dhe duket se është mëse gati për një të dytë.

Dhe kështu do të ndodhë, reality show do të rikthehet sërish në vjeshtë në sezonin e ri televiziv. Në një situatë të tillë publiku ka qenë kurioz nëse Jonida Vokshi do të vazhdojë në prezantimin edhe të këtij edicioni.

Këtë kureshtje e ka shuar vetë ajo, duke konfirmuar se po, ajo do të vijë sërish në rolin e moderatores së “BBVK2”, në vjeshtë.

Kujtojmë që në qershor të këtij viti Jonida solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë. Rikujtojmë, se ajo dhe Besniku janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.