A do të shënojë sot Ronaldo? Këto janë formacionet e ndeshjes Portugali-Uzbekistan

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes Portugali-Uzbekistan.

Ndeshja e dytë e grupit K, e cila zhvillohet në “NRG Stadium” të Houstonit ka rëndësi të veçantë për të dyja këto kombëtare, të cilat synojnë fitoren e parë.

Te Portugalia ka disa ndryshime me Joao Felix dhe Ruben Dias, që do të startojnë nga minuta e parë në vend të Tomas Araujos dhe Bernardo Silvës.

Mbetet të shihet se a do të jetë dita e Cristiano Ronaldos, i cili po tenton golin e tij të parë për këtë edicion të Botërorit, me ndeshjen që do të luhet në orën 19:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU