No menu items!

AAK-ja i vë vijë të kuqe Albin Kurtit

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së konfirmoi se Aleanca ia ka vënë një vijë të kuqe kryeministrit, Albin Kurtit, duke thënë se nuk meriton jetëgjatësi dhe se AAK-ja nuk ia bën këtë favor Kurtit.

“Në Aleancë tanimë është cementuar bindja që Kosova nuk meriton me ia zgjatë jetën Kurtit në qeverisje edhe Aleanca nuk ia bën këtë fabvor z.Kurtit dhe as disfavor Kosovës në të njëjtën kohë.

Le ta kenë të kjart, as sot dhe as mas zgjedhjeve!”, tha ai duke e konfirmuar se ia kanë vënë një vijë të kuqe Kurtit.

Ndërsa, ai shtoi se Kurti nuk e meriton pasi që sipas tij, ai i ka shkaktuar dëmë të mëdha vendit.

Gjini, tha se as Amerika, as Evropa nuk po kërkon favore për vete, por për ne.

Ai tha se është mbushur mendja e popullit se nëse realizohet Asociacioni, shkatërrohet Kosova, megjithatë sipas tij është e kundërta dhe bëhet “veç më mirë”.

“Na ia kemi mushë menen popullit të Kosovës që me bo një Asociacion, shkatërrohemi na krejt, prej Kaçanikut deri në Mitrovicë, shkatërrohet krejt Kosova. Po është rrenë, është mit, kurgjo nuk e gjen Kosovën veç bohet ma mirë. Se atëherë e shtrinë sovranititetin”, tha ai./RTV21

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.