No menu items!

Abazi thotë se Kurti ishte në “lista të zeza”: E kam mbrojtur në ShBA, kur s’u pajis me vizë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se në kohën kur kryeministri Albin Kurti, ka qenë në “lista të zeza”, ai shkonte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Pa përmendur se çfarë liste bëhet fjalë e pa ofruar detaje të tjera, ai tha se e ka mbrojtur shefin e qeverisë në një panel kur ka qenë prezent edhe emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak

Abazi tregoi se ka bërë notë proteste për shkak të mos-pajisjes së Kurtit me vizë. Sipas tij, ballafaqimi ka ndodhur në Departamentin e Shtetit, raporton Paparaci.

“Në kohën kur ka qenë zoti Kurti në lista të zeza, unë kam qenë ndër të vetmit në ShBA, edhe në BE, nga pozita kur kam qenë. E kam mbrojtur veprimin politik dhe aktivitetin e LVV-së. Mundeni me pa, ballafaqimi në State Department ku ka qenë Lajcaku në panel, në të cilin rast zotit Kurtit nuk i është dhënë viza, para të gjithë pjesëmarrësve kam bërë notë proteste për mos-dhënien e vizës ndaj zotit Kurti”, tha ai në Pressing të T7.
Abazit më pas i reagoi analistja Donika Kadaj-Bujupi.

“Demek ju kaq hero i madh, edhe në fund iu paskan luftu se shumë heroike kështu po doket”, i tha ajo Abazit.

Pas kësaj, Abazi e luti atë që ta ruajë mënyrën e komunikimit.

“Të lutem ruaje gjuhën dhe formën e të shprehurit”, iu kundërpërgjigj Abazi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.