Abdixhiku: Vaden në Lupç e urën në Saradran do i bëjmë vepra muzeu që na tregojnë si ka qenë komunizmi në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Prishtinë, ka deklaruar se kur ata thonë se do e bëjnë autostradën, e bëjnë atë.

Abdixhiku, ka thënë edhe se ‘’vaden’ në Lupç, e urën në Saradran, do i bëjnë vepra të muzeut që ‘’na tregon si dukej komunizmi në Kosovë’’.

Postimi:

Jemi të vërtetë.

Kur themi do të bëjmë Autostradë, bëjmë Autostradë; nuk përurojmë vadë n’Lupç e urë n’Saradran! Vadën në Lupç, e Urën në Saradran, do ti bëjmë vepra të muzeut. Të muzeut që na tregon se si dukej komunizmi në Kosovë në një kohë!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU