Këngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili prej kohësh ka qëndruar larg vëmendjes publike dhe skenës muzikore, ka kurorëzuar në heshtje lidhjen e tij me Sidorela Dautin, duke zgjedhur ta mbajë jetën private larg mediave, shkruan Raporto24.
Romanca e tyre ishte vënë re që prej verës së kaluar, kur çifti u shfaq duke shijuar pushimet së bashku, duke sinjalizuar se lidhja po bëhej gjithnjë e më serioze.
Së fundmi, mësohet se çifti po përjeton një tjetër moment të veçantë, pasi pritet të bëhen prindër së shpejti. Ky lajm vjen si një kapitull i ri në jetën personale të artistit, i cili duket se ka gjetur qetësinë dhe lumturinë familjare.

Adrian Gaxha ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë të jetës larg syrit të publikut, duke ruajtur privatësinë e familjes së tij dhe momentet më të rëndësishme për rrethin e ngushtë.


