Agim Ademi viziton UBT-në: “Smart city” i dijes dhe inovacionit në zemër të Prishtinës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë në Kolegjin UBT në Prishtinë, të cilin e cilësoi si një qendër të dijes dhe inovacionit që meriton të quhet “smart city” brenda kryeqytetit.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Kolegjin UBT në Prishtinë, një qendër jo vetëm e dijes dhe inovacionit, por që lirisht mund të quhet edhe një ‘smart city’ brenda kryeqytetit tonë,” shkroi Ademi në një postim në Facebook.

Ai u shpreh i impresionuar me projektet dhe zgjidhjet teknologjike që pa nga afër, duke theksuar se UBT jo vetëm që ndjek hapin e zhvillimeve bashkëkohore, por edhe kontribuon në to me programe të sofistikuara arsimore.

Gjatë vizitës, Ademi u prit nga pronari dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet FFK-së dhe këtij institucioni arsimor.

“Besoj fuqishëm se përmes këtij bashkëpunimi mund të lidhim sportin, edukimin dhe teknologjinë në projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë gjeneratave të reja dhe zhvillimit të vendit tonë,” theksoi Ademi./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU