Podujevë – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Skënderbeu” në qytetin e Podujevës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motorist që shpërndan ushqim.
Sipas burimeve të Raporto24, nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë motoristi, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe autoambulanca, ndërsa rruga është përkohësisht e bllokuar për qarkullim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme materiale dhe pjesë të shpërndara të automjeteve, ndërkohë që autoritetet po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit./Raporto24