Rreth orës 14:00, në rrugën “Luan Haradinaj”, te Qafa në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete,shkruan Raporto24
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende nën hetim.
📸 Foto: Raporto24


