Rrëshen – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. P., 61 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Raporto24 kishte raportuar më herët për këtë ngjarje.
Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen–Kalimash, përplasen dy automjete





