Momente dramatike në Prishtinë: Pas 30 minutash nxirren dy punëtorë nga rrënojat e kranit – zjarrfikësit dhe policia në aksion shpëtimi

Momente të rënda janë regjistruar sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku një kran ndërtimi është rrëzuar gjatë punimeve, duke lënë disa punëtorë të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Holger Petersen”, rreth orës 15:30. Pas alarmit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikësve, policia dhe emergjenca mjekësore,Raporton Raporto24

Për më shumë se 30 minuta, zjarrfikësit dhe policët kanë punuar pa u ndalur për nxjerrjen e punëtorëve të bllokuar nën kran. Me përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme, ekipet e shpëtimit kanë arritur t’i nxjerrin dy punëtorë nga rrënojat.

Ekipet mjekësore kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë vendit të ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve, të cilët dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda pas rënies nga lartësia.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një operacion të vështirë shpëtimi, ku çdo sekondë ka qenë vendimtare./Rapirto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU