Alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, informata e pranuar është trajtuar menjëherë nga njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e saj.

Pas kontrolleve të detajuara të kryera nga njësitet kompetente në terren, nuk është gjetur asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU