Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, duke shënuar dy gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola.
Pas ndeshjes, kapiteni argjentinas u shpreh i lumtur për fitoren dhe kualifikimin e hershëm të “Albiceleste” në fazën eliminatore.
Ishte në planet tona t’i fitonim të dyja ndeshjet e para dhe e dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë. Në Kupën e Botës nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe çdo ndeshje është shumë e luftuar. Austria na vështirësoi punën dhe në disa momente e kishim të vështirë të kontrollonim lojën, por më e rëndësishmja ishte fitorja dhe kualifikimi”, deklaroi Messi.
Isha shumë i mërzitur që humba penalltinë, por për fat të mirë arritëm ta ndryshonim rrjedhën e ndeshjes dhe të merrnim tri pikët. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, tha ai.
Messi theksoi gjithashtu atmosferën pozitive brenda skuadrës së Argjentinës
Kur mblidhemi me ekipin kombëtar, gjithmonë kënaqemi duke luajtur së bashku dhe duke u dhuruar tifozëve gëzim. Do të vazhdojmë hap pas hapi, sepse rruga është ende e gjatë dhe shumë e vështirë”, shtoi ai.
Me dy golat kundër Austrisë, Messi arriti kuotën e pesë golave në Kupën e Botës 2026 dhe kryeson listën e golashënuesve të turneut.

Falë fitores ndaj Austrisë, Argjentina siguroi kualifikimin në raundin e 1/16 së finales me gjashtë pikë nga dy ndeshje, duke konfirmuar statusin e një prej favoritëve kryesorë për triumfin në Kupën e Botës 2026.


