Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.
Por, në 2018, tash kryeministri Albin Kurti kur intervistohej nga televizioni boshnjak TV1, Oliver Ivanoviqin e pati quajtur “krimninel lufte”, shkruan Gazeta Insajderi.
Mendoj se Oliver Ivanoviqi ishte kriminel lufte”. Kjo përgjigje e tij erdhi, pasi gazetari e pyeti Kurtin se “a ka ndonjë paralajmërim nëse do të zbuloheni kryesit e kësaj vepre?
Tutje ai thoshte: Kanë kaluar tre muaj dhe askush nuk është akuzuar ende. Për herë të parë në historinë shumë të gjatë të marrëdhënieve shqiptaro-serbe asnjë serb nuk po fajëson shqiptarët për vrasjen e një politikani serb në Kosovë.
“Është e qartë se ai ishte armik i Vuçiqit. Mendoj se Oliver Ivanoviqi ishte kriminel lufte. Ai ishte dënuar me 9 vjet burgim për këtë arsye”, thoshte Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Kurti më 2018: Mendoj se Oliver Ivanoviqi ishte kriminel lufte pic.twitter.com/Q6VQeQ6Q5C
— Gazeta Insajderi (@GazetaInsajderi) January 17, 2023