Sulmuesi në top formë i Sparta Pragës, Albion Rrahmani, nuk ndalet së gjeturi rrjetën, duke shënuar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Ararat Armenia në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Rrahmani realizoi në pjesën e parë, pasi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0, duke lënë mbrojtësit dhe portierin kundërshtar të shtangur.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, pas penalltisë së vendasve. Në ndeshjen e parë, Sparta kishte fituar 4-1, duke e bërë situatën komode për skuadrën çeke.
⏱️ 23. MINUTA
GÓÓÓL! Sadílek zachytil rozehrávku domácích a hlavičkou přihrál balon Rrahmanimu, který se z ideální pozice nemýlil ✅ #acsparta
[ARA 0:1 ACS] pic.twitter.com/TvFaIAgt29
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 14, 2025
Ky është goli i pestë i Rrahmanit në tetë ndeshje këtë sezon, duke treguar një formë fenomenale.Sulmuesi vjen në prag të ndeshjeve të Shtatorit me Kosovën ndaj Zvicrës dhe Suedisë në një formë jashtëzakonisht të mirë





