Alisa Jetullahu: Përmbyllet projekti i rëndësishëm infrastrukturor në Hajvali, një hap drejt zhvillimit të Prishtinës

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alisa Jetullahu, ka reaguar pas përfundimit të një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Ajo, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë vizituar nga afër punimet e përfunduara, duke vlerësuar investimin si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin urban të kryeqytetit.

Sipas Jetullahut, projektet e tilla infrastrukturore janë dëshmi konkrete se me punë dhe përkushtim mund të arrihen ndryshime pozitive në komunitet.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe vazhdimit të investimeve që synojnë modernizimin e lagjeve të Prishtinës dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

Ky projekt në Hajvali vlerësohet si një nga investimet që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike në kryeqytet.
#LDK113 #VjosaOsmani #LumirAbdixhiku #AlisaJetullahu99 #Prishtina #Hajvali

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU